A e dini kush është vëllai i Gjikos?

Asdren Gjikolli, i njohur si Gjiko, është bërë mjaftë i dëgjuar dhe i famshëm në tregun tonë muzikor. Ai, edhe më parë proklamohej si një ndër artistët e rijnë më premtues, shkruan “Kosovarja”.

Tashmë Gjiko e ka vendin e vet të sigurt në skenën muzikore në vend, pasi këngët e tij janë cilësore dhe thuajse të gjitha të konfirmuara si hite. “Gabime” në duet me Nora Istrefin është hiti i verës që sapo e kemi lënë pas. Gjiko së shpejti do të vijë me “Papuqe Gucci”, shkruan “Kosovarja”.
Reperi është vëllai i producentit Arbër Gjikolli i njohur si Big Bang. Arbëri është pronar i shumë hiteve dhe një ndër producentët më të njohur në vend. Ai, ka studiuar për muzikë në Londër.

Të dy vëllezërit punojnë shumë për të arritur sukses në muzikë, në studion e tyre muzikore “Redbox”.