A u nda Lori nga i dashuri?

Për vite me radhë publiku është interesuar ta dijë se a ka të dashur Lori, këngëtarja e njohur nga Shqipëria, e cila jeton e vepron kryesisht në Kosovë. E, Lori është kujdesur ta mbajë sa më të fshehur jetën e saj private, shkruan “Kosovarja”.

Pra, biondja e muzikës zbavitës e popullore asnjëherë nuk ka dashur të bëjë “spektakël” me ato që e karakterizojnë jetën e saj jashtë skenës. Megjithatë, pas një insistimi të gjatë të gazetarëve, por edhe fansave, Lori e pranoj më në fund se ka të dashur dhe se ndihet e lumtur në krahët e tij. Që nga ky deklarim, më asnjë fjalë, asnjë dedikim, asnjë foto, shkruan “Kosovarja”.

Lori sikur e zhduku nga fjalori fjalën “i dashur”. Pse? Çfarë ndodhi? Të vërtetën e di veç këngëtarja e shumë hiteve, Lori.