Befason Beckham: Ky është trajneri më i mirë

David Beckham, ish ikona e Manchester Unitedit dhe Anglisë, i ka thurur lavde Carlo Ancelottit

Carlo Ancelotti ka marrë mbështetje nga ylli anglez, David Beckham, pas shkarkimit nga posti i trajnerit në Bayern Munich.

Ish ikona e Manchester Unitedit dhe Anglisë e ka konsideruar Ancelottin si trajnerin më të mirë në botë.

“Ai është një nga menaxherët më të jashtëzakonshëm, por edhe si njeri, një nga menaxherët më të suksesshëm në futboll”, ka deklaruar Beckham.

Beckham kishte pasur rastin të punoj me strategun italian në Milan dhe PSG.