Bëhet me banesë gjermani i UÇK-së që jetonte në kushte të vështira

Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, e ka bërë me banesë të re ish-ushtarin e UÇK-së, i cili la Gjermaninë për të luftuar në Kosovë.


Gjermani i martuar me një grua shqiptare, me të cilën ka një djalë, jetonte në kushte të vështira ekonomike.

Hansi që punon në FSK, nga dje është bërë me banesë të re.

“Banesa ka kushtuar 25 mijë euro plus mobilimi i saj. Listën me emrat e donatorëve do ta publikojmë të hënën ndërsa videon pak më vonë”, thuhet në njoftimin shoqatës. /Telegrafi/