Deda ka një propozim për të shmangur dhunën

Deputeti i Alternativës në Kuvendin e Kosovës, Ilir Deda, ka shprehur një propozim se si të ndërpritet dhuna në skenën politike kosovare.

E ka shprehur këtë në dy fjali, në një postim në profilin e tij në Facebook.

“Partitë politike në Kosovë patjetër duhet që ta përpilojnë, ta nënshkruajnë dhe t’i përmbahen një Kodi të Mirësjelljes. Në të kundërtën, dhuna do të bëhet pjesë përbërëse e politikës kosovare”, ka shkruar Deda, përcjell Koha.net.

Dy deputetë të Kuvendit të Kosovës, Frashër Krasniqi i Vetëvendosjes dhe Milaim Zeka i Nismës për Kosovën, janë përleshur fizikisht gjatë një debati televiziv. Pas fyerjeve e ofendimeve të ndërsjella, Frashër Krasniqi ka grushtuar Milaim Zekën.