Pse kruhemi?

Kur jemi të mërzitur ne aktivizojmë në mënyrë të pandërgjegjshme mekanizmat e mbrojtjes për të qetësuar dhe ruajtur veten. Por arsyeja pse ne jemi nën stres është një formë e sofistikuar e mbijetesës.

Kur jeni nervoz mund të bëni lëvizje të shkurtra, ndoshta rrethore. Por me vetëdije ose pa vetëdije, kruajtja është provuar të jetë një nga mënyrat për t’u përballur me stresin.

Ka disa teori që shpjegojnë këtë. Kur kruhemi pas pickimit të mushkonjave për të larguar dhimbjen, ne e bëjmë këtë nën stres, pa vetëdije, për ta bërë më të lehtë, edhe pse duket se nuk ka lidhje.

Sipas teorisë së dytë, kjo është një sjellje e kushtëzuar evolucionare, ose një formë e sofistikuar e mbijetesës.

Ekspertët besojnë se te njerëzit kruajtja është një formë e ballafaqimit me stresin dhe se kjo mund të jetë forma evolucionare e shmangies së rrezikut. Ju me këtë po i tregoni botës se nuk jeni mirë, dhe shumica më vonë do t’ju trajtojnë më me mirësi.