Si përgatiten specat e copëtuar

Pasurojeni turshitë tuaja me këtë recetë fantastike.

Nevojiten:

▪ 5 kg speca,
▪ 5 lugë uthull,
▪ 1 lugë kripë deti,
▪ 1 kokë hudhre,
▪ fletë selinoje,
▪ 100 ml vaj.

Përgatitja:

1. Specat piqni në furrë, i pastroni dhe ia hiqni faret. Specat copëtoni me dorë dhe lini në sitë që të kullohen më së paku një orë.

2. Në tenxhere qitni vaj dhe kur të nxehet fërgoni specat dhe shtoni kripë, ndërsa para se të përfundojë fërgimi shtoni uthull, selinon dhe hudhrën e grirë trashë.

3. Futni në kavanoza dhe mbyllni mirë me kapakë metali. Kavanozat futni në furrë në 90 gradë celsius një orë e gjysmë. Aty lini deri të nesërmen që të ftohen dhe vendosni në rafte me turshitë e tjera